Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

14:02 23/01/2026
Reading Time: 3 min lexim
Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në vitin 2025 ka shënuar një ngadalësim të dukshëm të ritmit të rritjes krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse numri i hyrjeve të shtetasve të huaj arriti në 12.46 milionë, me një rritje prej 6.6 për qind kundrejt vitit 2024, ritmi mbetet ndjeshëm më i ulët se një vit më parë, kur rritja ishte 15.2 për qind.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për lëvizjen e shtetasve në muajin dhjetor pasqyrojnë qartë këtë tendencë.

“Gjatë muajit Dhjetor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.542.889 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 7.0 për qind, krahasuar me Dhjetor 2024. 1.353.137 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 8.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Dhjetor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 844.147, duke pësuar një rritje me 7.1 për qind, krahasuar me Dhjetor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 698.742. Ky numër është rritur me 6.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Daljet e shtetasve

Sipas INSTAT, në muajin Dhjetor 2025, 714.457 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10.6 për qind, krahasuar me Dhjetor 2024.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2025 janë 638.680. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 5.5 për qind.

Në Dhjetor 2025, 97 për qind e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 85 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6 për qind dhe Evropa Veriore me 4 për qind”, vlerëson INSTAT.

Turizmi në 2025 dhe pritshmëritë

Viti 2025 nisi me pritshmëri optimiste nga turoperatorët për një sezon të suksesshëm, por këto pritshmëri u zbehën gradualisht dhe u reflektuan më qartë në fillim të verës.

Operatorët e turizmit theksuan se rritja e çmimeve në disa rajone, zhvlerësimi i euros kundrejt lekut, si dhe problemet bazike të evidentuara kryesisht gjatë sezonit veror, e bënë Shqipërinë më pak atraktive për vizitorët.

Italianët, ndonëse të pranishëm gjatë verës, ulën ritmin e vizitave, ndërsa turistët nga Kosova u përqendruan kryesisht në zonat veriore të vendit. Ndërkohë, mungesa e ujit në Golem, problemet me energjinë dhe djegia e mbetjeve në jug u kthyen në arsye shtesë për vlerësime negative.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Shqipëria arriti të mbajë një rritje të moderuar falë ecurisë pozitive të tureve kulturore gjatë pranverës dhe verës, element që është vlerësuar pozitivisht nga turoperatorët.

Për vitin aktual, operatorët tregohen më të rezervuar në parashikime, duke nënvizuar se tendenca e rritjes pritet të jetë e ngjashme me vitin e kaluar, por theksojnë nevojën për reflektim dhe masa urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimit, në mënyrë që rritja, edhe pse e moderuar, të jetë e qëndrueshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Protesta kombëtare e PD-së sot, ja akset që bllokohen në Tiranë

Protesta kombëtare e PD-së sot, ja akset që bllokohen në Tiranë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English