‘Tuneli i Llogorasë mbi resortin e Samir Manes’/ Belinda dhe Klosi organizojnë ceremoni për të njoftuar se nesër…  

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Turizmit organizuan të martën, një ceremoni për të njoftuar se të mërkurën, do të shpallin fituesin e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.

Ministrja Balluku njoftoi se, janë kualifikuar dy projekt-propozime, mes të cilave juria do të vendosë fituesen.

Balluku i kërkoi publikisht jurisë që të ‘vazhdojë punën sa më shpejt’, për të përcaktuar fituesin, të cilin do ta njoftojnë në një tjetër ceremoni, të mërkurën.

“I kërkoj jurisë të vazhdojë punën dhe shpresoj të dilni në rezultate sa më shpejtë. Nesër do të presim me padurim emrin e fituesit dhe për t’i kërkuar atij që ta dorëzonjë këtë projekt sa më parë dhe për të dizenjuar të dhënat teknike të tij”,- ishte justifikimi i ministres Balluku.

Në ceremoninë për dhënien e njoftimit, mori pjesë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili deklaroi se: “tuneli i Llogarasë do të japë mundësinë që të gjitha investimet shqiptare dhe të huaja të ofrojnë një shërbim elitar për zonën e bregdetit”.

Të mërkurën, 16 shtator, pritet të zhvillohet ceremonia për njoftimin e fituesit të tenderit për projektimin.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria do të organizojë një tjetër ceremoni për hapjen e tenderit për ndërtimin e tunelit.

Aktualisht burime brenda ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, kanë bërë të ditur për “Gazeta reforma” se, “tuneli i Llogorasë, që do të nisë nga ana e Dukatit në Vlorë nga ana Verilindore, do të dalë mbi fshatin turistik “Green Coast Resort” në Jugperëndim, të ndërtuar vetëm pak kohë më parë nga biznesmeni Samir Mane”.

“Si për koinçidencë, – shtojnë burimet, – në këtë resort luksoz ku kanë vilat shumë personazhe të botës së politikes, mediave dhe biznesit, ka një vilë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi”.

/Burimi: Exit.al/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento