Skip to content
Aktualitet

Tubimi në Kukës/ Rama sulmon sërish Bashën: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka krahasuar në një foto  pamjet nga sheshi “Skëndërbej”, ku vijon vaksinimi  ndaj COVID-19 dhe tubimin politik të Bashës në Kukës.

Edi Rama e ka cilësuar kryedemokratin Basha si një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri dhe të pacipë. Duke dhënë shembullin e Malit të Zi për marshimet elektorale, ai shprehet se zoti  ti ruajë simpatizantët e verbër dhe të sëmur të PD-së  me dy gishta.

Statusi nga kryeministri Edi Rama

Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!

#TurpLulëzim

*Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish🙏

Kujtojmë se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit vazhdon. Kryeministri ditën e sotme ishte në zonat e Beratit ku pati një takim me fermerët e zonës ndërsa kryedemokrati Basha ishte në qytetin e Kukësit, ku  u prit me ovacione dhe thirrjet “ Rama ik”. Kryeministri Rama nga Morava deklaroi se do të  shihet një mundësi për zgjatjen e fashave orare të zonave rurale, duke bërë kështu një diferencim mes fshatit dhe qytetit. Ndërkohë nga ana tjetër Basha vazhdon me grumbullimet masive pa e “çarë” kokën për pandeminë.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158663623721523/