Skip to content
Kryesore

Trupi i Alma Arazit niset drejt Durrësit, tre fëmijët do të prehen në Shkodër

· 1 min lexim

Alma Arazi, nëna e tre fëmijë që dyshohet se u vetëhodh së bashku me 3 të vegjlit e saj në lumin Buna, do të prehet larg tyre.

Kjo për shkak se familjarët e Almës, kanë tërhequr mbrëmjen e djeshme trupin nga morgu, dhe e kanë dërguar atë në qytetin e Durrësit, ku do të bëhet dhe ceremonia mortore. Ndërkohë që trupat e 3 fëmijëve pritet që të varrosen në qytetin e Shkodrës.

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij.