Skip to content
Bota

Trump shtyn ditën e festës për përkujtimin e fundit të skallevërisë, për shkak të protestave

· 1 min lexim

Presidenti Donald Trump njoftoi mbrëmjen e kaluar, se ai do të shtyjë tubimin që do të zhvillohej më 19 qershor në festën e “Junenteenth”, festë e cila përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se festa do të zhvillohet me 20 qershor, ku dhe do të kryhen të gjitha ritualet e nevojshme.

“Ne e kishim planifikuar më pare që kjo të ndodhte më 19 qershor. Shumë nga miqtë dhe përkrahësit e mi afrikano-amerikanë më kanë sugjeruar që të bëjmë ndryshimin e datës për ta bërë festën ashtu siç duhet duke qenë se është një festë e rendësishme. Prandaj, unë kam vendosur të transferoj tubimin tonë për të Shtunën, 20 Qershor, në mënyrë që të respektojmë kërkesat e tyre “.-tha ai. 

Me kritika u prit edhe vendimi i tij për mbajtjen e tubimit të parë në fushatë, pasi në Britani po zhvillohen akoma protesta për vdekjen e George Floyd. Ata i kanë kërkuar shtyrjen e këtij tubimi.

Burimi/CNN