Skip to content
Bota

Trump nis fushatën zgjedhore në Florida, çudit deklarata: Nuk jam rrezik për transmetimin e covid-19

· 2 min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump nis këtë të hënë maratonën e fushatës elektorale në tre shtetet kyçe, atë të Floridës, Pensilvanisë dhe Iovës, me qëllim shkurtimin e hendekut të krijuar midis tij dhe kandidatit nga radhët e demokratëve Joe Biden. Ndërsa zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit afrohen , Trump përballet me kritika të ashpra lidhur me mënyrën se si ai menaxhoi infektimin e tij me covid-19.

Presidenti 74-vjeçar tha të dielën, dhjetë ditë pasi ai rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit , se ishtë imun ndaj sëmundjes. “Duket se jam imun. Nuk e di për sa kohë, ndoshta për një kohë të gjatë, ndoshta për një periudhë të shkurtër, ndoshta  përgjithmonë” deklaroi Trump ndërsa la të kuptohet se kundërshatri i tij demokrat mund të jetë i infektuar me covid-19. “Nëse e patë  Biden, ai kollitej vazhdimisht  dije”, vuri në dukje presidenti amerikan.

Për muaj me radhë, Trump është përpjekur të largojë vëmendjen e votuesve amerikanë nga pandemia e koronavirusit për menaxhimin e së cilës ai ka marrë jo pak kritika. Virusi ka infektuar afro  7.7 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara ndërsa  u ka marrë jetën  më shumë se 214,000 personave  ndërkohë ka shtyrë miliona njerëz në  papunësi.

Nga ana tjetër rivali i presidentit Trump Joe Biden do të vizitojë këtë të hënë Ohajon, një shtet ku republikanët morën një fitore të ngushtë në zgjedhjet e 2016 më një diferencë prej 8 pikësh.

Sondazhet e fundit në Florida tregojnë se Biden ka epërsi ndaj Trump. Në zgjedhjet e kaluara  presidenti republikan fitoi  më një diferencë të vogël prej 1.2 pikë.