Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tronditet sërish Serbia: Tetë të vrarë pas një debati të një personi me një oficer policie

10:24 05/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas njoftimit, sulmuesi i dyshuar U.B., i lindur në vitin 2002, u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati.

Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, të enjten vonë.

“Policia po vazhdon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Policia ende nuk ka bërë të ditur motivin e sulmit.

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal, raportojnë korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren.

Instituti për Transfuzion të Gjakut në Serbi i tha REL-it se Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, e cilësoi incidentin si “akt terrorist”, shkruan portali serb i lajmeve, Telegraf. Forcat e xhandarmërisë me armë të gjata dhe patrulla të shumta policore janë në terren. Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Danica Grujiçiç, dhe shefi i Shërbimit të Zbulimit, Aleksandar Vulin, raportohet se kanë udhëtuar në zonë.

Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë.

Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, shkroi në reagimin e saj në Twitter se “është tronditur nga të shtënat e tjera masive në Serbi”.

“Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe autoritetet në Serbi”, tha ajo.

Serbia, aktualisht, është në ditë zie për viktimat e sulmit në shkollë.

Qeveria serbe tha të enjten se ka marrë vendim që të bëjë një rishikim të gjerë të lejeve ekzistuese për armët private. Ajo paralajmëroi edhe një moratorium dyvjeçar për dhënien e lejeve të reja për mbajtjen e armëve të shkurtra të zjarrit.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë./REL

Të tjera

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)
Aktualitet

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, u paraqit sot në SPAK. Zyrtarisht ai merret në pyetje vetëm...

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!
Aktualitet

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, i ka kërkuar ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, ngritjen e një grupi ekspertësh...

15:41 21/08/2025
Para
Goditi me çekiç në kokë një person, arrestohet pas 3 ditësh autori (EMRI)

Goditi me çekiç në kokë një person, arrestohet pas 3 ditësh autori (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

15:41 21/08/2025
Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

15:39 21/08/2025
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

15:33 21/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.