Skip to content
Të Gjitha

Tronditet Milani, dy lojtarë 21-vjeçarë rezultojnë pozitivë me Covid-19

· 1 min lexim

Koronavirusi në Kampionatin italian vijon të përhapet me shpejtësi duke infketuar jo vetë futbollistët por edhe anëtarë të stafit teknik.

Kështu janë infektuar me Covid-19 dy 21-vjeçarë nga ekipi i Milanit, portieri Gigio Donnarumma dhe sulmuesin Jens Petter Hauge si dhe tre anëtarë të stafit teknik.

Lajmin e ka bërë zyrtar vetë klubi i Stefano Piolit i cili mbrëmbjen e sotme pret në “San Siro” Romën e futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në ekipin kuqezi që fitoi derbin ndaj Interit para pak ditësh shkon në tre pasi më parë është infektuar dhe mbrojtësi Gabbia. Lojtarët e infektuar janë karantinuar në banesat e tyre dhe janë në pritje të testeve të dyta për të parë nëse e kanë kaluar virusin dhe janë të gatshëm për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.