Tronditet Memaliaj/ Atentatorët hapin zjarr në lokal, objektiv familja Kalemi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e vonë të kësaj të shtune në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije për një atentat ku janë vrarë 3 persona.
Mësohet se objektiv i atentatit kanë qenë pjesëtarët e familjes Kalemi të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi të tyre pranë bashkisë së qytetit.
Dyshohet se atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur Shyqo Kalemin dhe kanë plagosur rëndë vllain e tij Artur Kalemi.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe kamarieri i lokalit dhe një klient.
Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të cilit vitin e shkuar i bënë dy atentate në Greqi, të parin në ishullin e Paxos dhe të dytin në ambientet e burgut në Greqi,