Skip to content
Rajoni

Tronditet Indonezia! Alarm për cunam pas tërmetit të fuqishëm

· 1 min lexim

Një tërmet i fuqishëm  është regjistruar sot në lindje të ishullit Sulawesi, në Indonezi.

Tërmeti ka pasur një magnitudë 6.5  dhe autoritetet kanë lëshuar një alarm për cunam.

Autoritetet përkatëse kanë kërkuar evakuimin e banorëve nga zona.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, larg nga Palu, qyteti i shkatërruar nga tërmeti dhe cunami që shkaktoi më shumë se 4000 viktima në shtatorin e kaluar.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Palu duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët që kanë zbritur në rrugë.