Skip to content
Kryesore

Triumf dramatik i Milanit ndaj Udineses, kuqezinjtë shpëtojnë në fund

· 1 min lexim

Milan fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Udineses, në sfidën e javës së tetë. Kuqezinjtë realizuan me Chukwueze, pas 13 minutash lojë. Ndeshja për të besuarit e Fonsecas u komplikua pas 29 minutash lojë, teksa Reijnders u ndëshkua me karton të kuq.

Mysafirët barazuan shifrat me Ehzibue, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Udine shtoi ndjeshëm presionin dhe ia doli të dërgonte shifrat në 1-1 në të 95-tën minutë me Kabasale.

Festa nuk zgjati shumë, pasi goli sërish u anulua.