Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tritoli në makinën e kreut të PD, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

21:03 13/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetimin me përparësi të ngjarjes së ndodhur në Vaun e Dejës, ku iu vendos eksploziv makinës së kreut të PD Bernard Ndreca. Komiteti thekson se zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik.

Deklarata

Pavarësisht se fushata zgjedhore sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor, duhet të fillojë vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të KShH-së kanë raportuar se ky detyrim nuk është respektuar, pasi janë referuar raste të zhvillimit të takimeve elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private. Në një pjesë të këtyre rasteve, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të administratës publike, ngjarje për të cilat, KShH ka venë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vlerësuar se është cenuar neni 91 i Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.

Në vigjilje të fushatës zgjedhore zyrtare, KShH dënon ashpër aktin kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqërore ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Z. Bernard Ndreca, nëpërmjet vendosjes në makinën e tij, të një sasie eksplozivi që shpërtheu, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. KShH i bën thirrje prokurorisë që të hetojë çështjen me përparësi, në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet. Zbulimi i shpejtë, vërtetimi i motiveve të këtij krimi dhe ndëshkimi përkatës i autorit ose autorëve të kësaj vepre të rëndë penale do t’i shërbente jo vetëm parandalimit të krimit, por edhe pritshmërisë së opinionit të gjerë publik.

Janë organet e drejtësisë që duhet të vërtetojnë rrethanat dhe motivet e kryerjes së këtij krimi. KShH rithekson reagimet e tij të mëparshme se në raste të tilla ose të ngjashme me to është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë parimi i rëndësishëm i prezumimit të pafajësisë, i sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës tonë dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Gjithashtu, referuar këtij zhvillimi, KShH nënvizon se incidente të tilla të dhunshme dhe kërcënuese ndikojnë negativisht tek zgjedhësit pasi i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë, për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin.

Në përfundim, duke marrë në konsideratë që në këtë klimë parazgjedhore, një pjesë e zgjedhësve të kontaktuar nga KShH në disa Bashki të vendit kanë shfaqur haptazi mosbesim sa i takon forcave politike dhe institucionit të zgjedhjeve, Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve zgjedhorë, garuese në zgjedhje, të ndalin e shmangin gjuhën e urrejtjes, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të së drejtës së votës, nga zgjedhësit shqiptarë. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të zhvillohet një fushatë e kulturuar dhe e ndershme, duke respektuar dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve politikë, që synon të informojë zgjedhësit për platformat politike dhe risitë e tyre.

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Veliajt, lë në fuqi arrestin me burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Veliajt, lë në fuqi arrestin me burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e...

16:14 24/02/2026
Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas...

14:28 24/02/2026
Para
Horoskopi sot, 8 prill 2023

Horoskopi sot, 14 prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Veliajt, lë në fuqi arrestin me burg

Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Veliajt, lë në fuqi arrestin me burg

16:14 24/02/2026
Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes

Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes

14:28 24/02/2026
Nga skena në bankën e dëshmitarit, GJKKO thërret Noizy-n përballë Laert Haxhiut

Nga skena në bankën e dëshmitarit, GJKKO thërret Noizy-n përballë Laert Haxhiut

11:40 24/02/2026
SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

14:58 23/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.