Skip to content
Të Gjitha

Tritol në banesën e shefit të policisë. Në shtëpi ndodheshin gruaja dhe vajza, polici sapo ishte nisur për në punë

· 1 min lexim

Shkodër– Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një shpërthim me tritol në banesën e  Prelë Milani, shef i Stacionit të Policisë Theth.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Brenda në shtëpi ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e Milanit, i cili vet sapo kishte dalë për të shkuar në punë.

Sasia e tritolit është vendosur në pjesën e pasme të banesës, në një dhomë që përdorej vetëm si magazinë e nuk jetonte njeri.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë Milanin, i cili ndonëse e kishte dëgjuar shpërthimin nuk e kishte kuptuar se kishte ardhur nga banesa e tij.

Tashmë ekspertët po hetojnë rreth ngjarjes.

Vetë shefi mendon se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Dyshimet e para janë se ky është një sinjal për efektivin , i cili është përfshirë shpesh në operacione për asgjësim të lëndëve narkotike.

Milani bën me dije se nuk ka marrë kërcënime, por këmbëngul se kjo është sinjal për detyrën e tij.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk ka ende të dyshuar.