Skip to content
Të Gjitha

Tre policë kufitarë të Hasit në mesin e të prekurve, izolohen së bashku me familjet

· 1 min lexim

Ditën e sotme u shënuan 16 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e tyre janë edhe 3 punonjës të Policisë Kufitare në Has.

Mësohet se ata janë izoluar së bashku me familjen e tyre.

Në Has epidemia u përhap nga një e moshuar, e cila kishte qenë në zonën e kuqe në Itali.

Ajo mori pjesë në një ceremoni mortore, ku infektoi vëllain dhe motrën.

Ndërkohë pak ditë më parë u shfaq edhe një vatër e re me 7 të infektuar nga një familje, që nuk kishin lidhje me të moshuarën.

Në Has numërohen 12 të prekur nga COVID-19, ndërsa është shënuar edhe një viktimë.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë shkoi në 377 të prekur, nga të cilët 21 viktima dhe 116 të shëruar.

Në spitalin Infektiv aktualisht ndodhen 66 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Kurse në spitalin COVID2 ndodhen 7 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive.