Tre persona nga Durrësi me urgjencë drejt Infektivit, mbyllet edhe reparti i ortopedisë në Lezhë pas dyshimeve për një paciente

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit mbrëmjen e djeshme, pasi kishin dyshime se ishin prekur nga koronavirusi.

Mësohet se ata u nisën menjëherë drejt spitalit Infektiv.

Deri më tëni në Durrës janë identifikuar 9 raste me koronavirus, përfshi këtu mjekë dhe efektivë policie.

Durrësi është qyteti i katër më i prekur nga koronavirusi, pas Tiranës me 83 raste, Fierit me 14 dhe Korçës me 11.

Gjithashtu në Lezhë është mbyllur pavioni i ortopedisë, pasi një paciente dyshohet se është e prekur nga koronavirusi.

Ka dyshime se edhe stafi mjekësor dhe sanitarët, mund të jenë infektuar nga pacientja.

Dy ditë më parë në Lezhë një infermiere 54-vjeçare rezultoi pozitive me COVID-19 dhe menjëherë kolegët e saj u izoluan nga frika.

Në total numri i të prekurve nga COVI-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, mes të cilëve 6 viktima dhe 17 të shëruar.

Në repartin e Infektivit ndodhen 72 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ndërsa pjesa tjetër e pacientëve janë shtruar në pavion dhe janë në gjendje të stabilizuar.

Autoritetet ndëkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit social dhe kufizimin e daljeve nga shtëpia.

Shpërndaje
Share.

Komento