Skip to content
Të Gjitha

Tre makina përplasen me njëra-tjetrën/ Drejtuesit e automjeteve të lënduar

· 1 min lexim

Lagështira ka bërë që edhe dita e sotme mos të kalojë pa bilanc aksidenti. Tre makina në kthesën e Qafë Thanës janë përplasur me njëra- tjetrën ku njëra prej tyre edhe është përmbysur.

Nga pamjet e para, aksidenti duket i rëndë, mirëpo fatmirësisht nuk ka përsona të lënduar rëndë.

Të tre drejtuesit e automjeteve, si të dy makinave të vogla ashtu edhe të fugonit, kanë pësuar dëmtime, por asnjë me pasoja të rënda.

Përplasja ka paralizuar kalimet në të dyja anët e rrugës për pak minuta, gjë që është rregulluar me mbërritjen e forcave të policisë.