Skip to content
Bota

Tragjike/ Shkon për të mbuluar incidentet e protestës, gazetarja 29-vjeçare mbetet e vdekur

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një gazetare 29-vjeçare ka mbetur e vdekur pas protestave në Irlandën e Veriut.

Gazetarja e identifikuar si Lyra McKee, e cila mbante postin e redaktores së site- it të lajmeve ‘Mediagazer’ me qendër në Belfast, është vrarë nga protestuesit, ngjarje e cila nga policia është duke u trajtuar si sulm terrorist.

McKee kishte për detyrë të ekzaminonte incidentet e dhunës, mirëpo mbrëmjen e djeshme ka mbetur vet preh e tyre, duke humbur dhe jetën.

Fillimisht shërbimet e policisë së këtij shteti nuk kanë arritur ta identifikojnë dhe kanë transmetuar se një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë në Creggan, zonën e Derry dhe vetëm më pas mësuan se bëhej fjalë për gazetaren.

“Më keqardhje mund të konfirmoj se gjatë të shtënave mbrëmjen e sotme në Creggan, një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë. Po e trajtojmë ngjarjen si një incident terrorist dhe po nisim hetimet në lidhje me ngjarjen.  “ thanë burime zyrtare nga policia.