Skip to content
Të Gjitha

Tragjike! Punonjësi i pyjeve humb jetën, u qëllua me armë aksidentalisht nga shokët

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike u shënua në fshatin Mjekës, në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçar Ardi Bodurri humbi jetën pasi u qëllua me armë.

Mësohet se viktima është punonjës shërbimit pyjor në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe dyshohet se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij, teksa ishin për gjueti.

36-vjeçari Bodurri humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkaq, policia shoqëroi në komisariat personat që ishin me viktimën.

Burimi: Iconstyle.al