Tragjike për futbollistin, i kërcënohet familja me jetë sepse humbi penalltinë

Hellas Verona luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Interit në “San Siro”, por përfundoi pa pikë pas humbjes 2-1. Skuadra e Marco Baronit kishte një mundësi të shkëlqyer për të barazuar në minutën e 100-të, por Thomas Henry gaboi një penallti.
Sulmuesi francez, autor i golit të përkohshëm të barazimit në minutën e 74, goditi shtyllën. Kjo situatë e çoi në një reagim të ashprë nga tifozët, duke i bërë edhe kërcënime me jetë për gabimin e bërë. Në rrjetet sociale, 29-vjeçari ka reaguar duke shprehur se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë.
“Për ata që mendojnë se dinë futbollin më mirë se të tjerët dhe ofendojnë familjen time duke dëshiruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjejnë paqen në jetën e tyre. Gabimet janë pjesë e lojës, dhe për këtë arsye do të vazhdoj të punoj për të përmirësuar performancën time. Një ditë fitoj, një ditë humb, një ditë shënoj, një ditë gaboj. Kjo është jeta ime si futbollist. Jam krenar që shënoj golin tim të dytë në karrierë në ‘San Siro’ pas një periudhe dëmtimi të ligamentit. Gjithmonë me kokën lart, gjithmonë përpara,” shkroi Henry në një postim të tij.
Lexo më tej
Skandali i videove intime me artistet, Adi Hila pranon se vendosi kamerat: “Ishin për siguri, nuk kisha qëllim të filmoja”
Kompozitori Adi Hila po merret në pyetje prej disa orësh në Policinë e Tiranës, pas skandalit të videove…
124 ditë protestë, qytetarët pas bllokadës/ Rama e Ursula flasin për Europën, por heshtin për revoltën jashtë Kryeministrisë
Në një Shqipëri që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian, dje u prodhua një nga paradokset më të…
Skandali pornografik/ Sa vite burg rrezikon Adrian Hila?
Skandali i videove intime që ka përfshirë kompozitorin Adrian Hila dhe këngëtare të njohura të skenës shqiptare, mund…
A mund të falen me dekret ish-krerët e UÇK-së? Ish-prokurorja e EULEX: Po, këtë e bën edhe Trump
Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, thotë se katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të falen me…