Skip to content
Kronikë

Tragjike në Tiranë, këputet ashensori, humb jetën 58-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet se një 58-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas bluve, kjo ka ndodhur pas një defekti që ka pësuar ashensori i një pallati ende në ndërtim.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një. Për të ndjerin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.