Tragjike në Korçë! Kishte shkuar me shokët, një fëmijë mbytet në liqen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, pasditen e sotme, ku një fëmijë është mbytur në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”.

Raportohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga një fëmijë tjetër më i rritur dhe aksidetalisht ka rënë duke u mbytur në liqenin e improvizuar në park.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë dhe dyshohet se bëhet fjalë për një fëmijë rreth 8 vjeç.

Aktualisht bëhet me dije se Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak

“Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar. Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento