Tragjike në Korçë/ 21-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesidtën e djeshme në Korçë. Mësohet se një 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën  e saj.

A. Manoku është gjetur nga familjarët e saj, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas “Abc News”, e reja ishte ngacmuar seksualisht një vit më parë nga kushëriri i saj i parë, i cili u dënua me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Po ashtu, bëhet me dije se viktima nuk kishte asnjë komunikim me të arrestuarin, ndërsa të afërimit kanë hedhur poshtë çdo pretendim se vetëvrasja e 21-vjeçares ka ardhur si pasojë e ngjarjes së ndodhur një vit më parë.

Paraprakisht, dyshohet se ajo e ka kryer aktin e vetëflijimit në kushte të rënduara psikologjike.

Shpërndaje
Share.

Komento