Skip to content
Kronikë

Tragjike në Durrës! Turistja polake bie nga kati i gjashtë i hotelit

· 2 min lexim

Një ngjare e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.  Një turiste polake ka humbur jetënpasi ka rënë nga kati i 6 i hotelit ku po qëndronte. Mësohet se turisja 55-vjeçare ka humbur jetën në momentin që ka rënë aksidentalisht nga hoteli.

“Durrës/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimine  Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që duhet të theksojmë  që këtë vit kane qenë të shumta rastte kur turistët kanë humbur jetën në vendin tonë për shkaqe nga më të ndryshmet. Por në fakt kryesisht aksidentet kanë ndodhur për shkaqe aksidentale.  Para disa ditësh  një  turist polak rreth moshës 70 vjeç është gjetur pa shenja jete në një hotel në Golem. Sipas informacioneve, Policia e Shtetit bën me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.