Skip to content
Kronikë

Tragjike në Berat/ Kishte shkuar me shokët për t’u larë, e mitura mbytet në Devoll

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Nëj vajzë e mitur është mbytur në lumin e Devoll, në fshatin Fermë Partizani. Mësohet se vajza kishte shkuar për t’u larë me një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç, ndërsa është mbytur tragjikisht. Ndërkohë, nuk është bërë ende me dije mosha e saktë e vajzës së mbytur.

Policia ka kontrolluar në lumë dhe më pas ka gjetur dhe ka nxjerrë trupin e pajetë të së miturës. Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Berat/ Informacion Paraprak

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë që gjatë sezonit të verës, raste të tjera tragjike kanë ndodhur ku pushues janë mbytur në plazhet e vendit. Rasti më i fundit ishte sot në Shëngjin, ku një 70-vjeçar  nga Kosova u mbyt teksa ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij. Atij iu dha ndihma e parë, por megjithatë nuk mundi të mbijetonte.