Skip to content
Bota

Tragjedia në Iran/ Pamjet nga rrënojat e helikopterit

· 1 min lexim

Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të vendit, Ebrahim Raishi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian. Sipas raportimeve janë gjetur rrënojat e helikopterit në të cilin ndodheshin viktimat, që u rrëzua pasditen e së dielës në kushte shumë të këqija atmosferike.

“Ajatollah ra dëshmor”, shkruan agjencia e lajmeve Tasnim në një postim.

Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr, duke thënë se të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit “u bënë dëshmorë”. Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ndodheshin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu supozohen të vdekur.

Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, ku ka mbetur nga helikopter një bishti blu-bardhë. Qeveria iraniane mbajti dje një takim urgjent nën presidentin e parë Mohammad Muhbar. Sipas protokollit aktual, Muhbar, 69 vjeç, do të marrë detyrën si president i Republikës Islamike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)