Tragjedia në Bulqizë! Nëna me dy fëmijët nuk humbën jetë nga rrjedhja e bombulës së gazit, ja e vërteta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Ostren të Bulqizës, ku Rajmonda Tola, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fatjonin, humbën jetën , ndërsa vajza tjerër arriti të shpëtonte.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa trupat e pajetë u gjetën vetëm në mëngjes dhe mësohet se Rajmonda me tre fëmijët jetonin vetëm, pasi kryefamiljari ishte emigrant në Greqi.

E vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedia vajza 16-vjeçare, Merita Tola që ndodhet në spitali e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u tha se shkak është bërë rrjedhja e bombulës së gazit, mirëpo sipas ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, Ramjonda Tola dhe dy fëmijët e saj Fatjoni dhe Rudina kanë gjetur vdekjen nga tymi i sobës me dru.

Pavarësisht se në shtëpinë e familjes Tola është gjetur një bombulë e mbushur me 5 litra gaz, ajo ka pasur siguresën të mbyllur.

Kjo ka bërë që ekspertët të dalin në konkluzione paraprake se nuk ka qenë gazi shkaku i vdekjes, por anëtarët e familjes Tola mund të jenë asfiksuar nga tymi i sobës me dru.

Rajmonda ishte nënë e katër fëmijëve dhe vajza e madhe ishte e martuar, ndërsa Rudina që ndërroi jetë ishte e fejuar dhe pritej të martohej këtë vit.

Teksa trupat e viktimave ndodhen në morgun e Spitalit të Peshkopisë, ku po i nënshtrohen autopsisë në banesën e familjes Tola janë mbledhur të afërmit e tyre që kanë hapur dyert e zisë për humbjen tragjike të 3 jetëve.

Shpërndaje
Share.

Komento