Skandal! Xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën e tij: “Donte vetë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 56-vjeçar ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij, vajzën e vëllait.

18-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur që më datë 2 shkurt dhe pas 10 ditësh Policia e Gjakovës ka arritur ta gjejë atë, pas denoncimit të familjarëve.

Viktima mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa ka pranuar atë që ka ndodhur.

Ngjarja në fakt pranohet edhe nga vetë autori, avokati i të cilit ka deklaruar se klienti i tij nuk e mohon veprën, por ajo ka ndodhur me dëshirën e 18-vjeçares.

Nuk dihet se çfarë vendimi do merret ndaj 56-vjeçarit sepse këto janë detajet e vetme që jepen deri tani, por ai mban mbi supe një vepër shumë të rëndë.

Abuzimet seksuale në shoqërinë shqiptare po shtohen çdo ditë e më shumë, teksa mungon marrja e masave të duhura nga institucionet.

Kujtojmë se disa ditë më parë u publikua një rast i një mësuesi në një shkollë në Fier, i cili i kërkonte nxënëses favore seksuale.

Lexo: Skandal! “Mbylle derën me çelës, nuk është turp”!, mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen

Shpërndaje
Share.

Komento