Skip to content
Të Gjitha

Tragjedia në Bulqizë/ Daja i fëmijëve hedh poshtë helmimin nga gazi, ja kujt ia vë fajin

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës.

Rajmonda Tola së bashku me vajzën 18 vjeçe Rudinën dhe djalin 14 vjeç Fatjonin, u gjetën pa shenja jete.

Vajza tjetër ndërkohë u dërgua me urgjencë në spital.

Fillimisht në media u raportua, se vdekja e tyre kishte ardhur për shkak të hemimit nga gazi.

Daja i fëmijëve u shpreh për “Balkanweb” se helmimi nuk ka ardhur nga gazi, por dyshon te ushqimi, pasi bombolën e ka gjetur në oborr.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.

Daja shton, se pret hetimin e policisë, ndërsa trupat janë dërguar për analizë në spital.

“Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai.

Familja Tolaj jetonte në kushte të vështria ekonomike.

Rajmonda qëndronte në shtëpi me 3 fëmijët, ndërsa burri ishte emigrant në Greqi.