Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia e shqiptarëve: Ditë zie në 3 shtete

11:18 24/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie në të gjithë territorin për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga aksidenti i autobusit me qytetarë të Maqedonisë në Bullgari. Flamujt janë ulur në gjysmështizë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se “në mbledhjen e së martës, qeveria maqedonase shpalli zi treditore në territorin e vendit, për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë. Ditë zie janë shpallur datat 23, 24 dhe 25 nëntor (e martë, e mërkurë dhe e enjte), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit jashtë vendit, do të jetë në gjysmështizë. Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtasin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur treditore.”

24 nëntori u shpall ditë zie kombëtare dhe në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur Zv.Kryeministri Galab Doneb në Varna. Në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive: zjarri në azilin e të moshuarëve në fshatin Rojak dhe aksidenti i autobusit në autostradën e Strumës.

Edhe Kosova do të jetë në ditë zie, pasi presidentja Vjosa Osmani në mbështetje të legjislacionit në fuqi ka marrë vendim që të mërkurën më 24 nëntor të shpallet ditë zie shtetërore “në shenjë solidarizimi dhe nderimi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shumica dërrmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.”

Mëngjesin e së martës së 23 nëntorit, 46 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë vdekur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mes të viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë I kanë mbijetuar aksidentit dhe ndodhen për kurim në spitalin e Sofjes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-news

Të tjera

Krenari shqiptare në Tetovë: Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Krenari shqiptare në Tetovë: Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës, një nga skuadrat më të fuqishme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, është shpallur kampione e vendit për...

22:55 07/05/2025
Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2025
Aktualitet

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2025

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025, me një shumicë të qartë votash: 59 pro,...

19:13 11/11/2024
Para
Shantazhoi shokun e skuadrës me video intime, gjykata dënon yllin e Real Madrid

Shantazhoi shokun e skuadrës me video intime, gjykata dënon yllin e Real Madrid

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English