Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, sot deklaroi se opozita e ka armik Edi Ramën për simbolin e urrejtjes që ai përfaqëson ndaj shqiptarëve dhe jo si individ.
Gjatë Forumit të Gruas së LSI-së, Kryemadhi tha se Kryeministri duhet të kuptojë se politika duhet të ndihmojë qytetarët të fitojnë prej saj dhe jo politika të fitojë nga qytetarët.
Ajo tha që jemi në një situatë politike ku demokracia është në diskutim.
Gjithashtu ajo mbështeti lëvizjen studentore duke thënë që ajo nuk është një parti politike dhe sipas Kryemadhit, Rama ka paguar grupe për t`i përçarë ata.
“Ramën nuk e kemi armik si njeri, por si simbol të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Edi Rama duhet ta kuptojë që shqiptarët duan të jetojnë të lumtur në Shqipëri, shqiptarët japi jetën për fëmijët e tyre.
Edi Rama duhet ta kuptojë se shqiptarët e duan shtëpinë e tyre. Gratë dhe nenat do bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Duhet të jetë populli që të fitojë nga politika dhe jo politika nga populli. Rasti i Unazës së Re do të jetë standardi i ri që do të vendoset mes politikës dhe popullit. Nuk jemi në një situatë politike ku ekonomia lulëzon, jemi në një situatë kur demokracia është e vënë në diskutim. Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti.
Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, tha Kryemadhi.