Skip to content
Bota

Tragjedi në Indi/ “Billboard”-i gjigand rrëzohet dhe zë poshtë njerëz e makina

· 1 min lexim

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë plagosur kur një billbord i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai (i njohur më parë si Bombay) në Indinë perëndimore .

Erërat e forta të stuhisë shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.

Videot e transmetuara nga rrjetet televizive indiane treguan tabelën metalike duke u lëkundur nga era e fortë përpara se të shembej dhe shtypte ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.