Tragjedi në Durrës: 66-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në pusin e ujit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Hamallaj, Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në brendësi të një pusi uji në banesën e tij.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.