Skip to content
Kryesore

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

· 1 min lexim

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Ngjarja ka tronditur pushuesit e pranishëm, të cilët bashkë me shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndihmuar në kërkimin dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg. Pavarësisht ndërhyrjes, për dy të miturat nuk ka pasur më shpresë.

Trupat e pajetë janë transportuar drejt morgut të Lezhës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas policisë, rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa në bashkëpunim me pushuesit është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për të sqaruar si ndodhi tragjedia që i mori jetën dy vajzave të mitura në një ditë plazhi.