Skip to content
Kryesore

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

· 1 min lexim

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar.

Kjo ka sjellë trafik të dendur në Rrugën e Kombit, ku veçanërisht qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë ditët e lira pranë detit.

Pamjet nga terreni tregojnë radhë kilometrike automjetesh dhe lëvizje shumë të ngadaltë në disa segmente të rrugës.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të tregojnë durim dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet për menaxhimin e trafikut.