“Trafik droge dhe organizim kriminal”! Shpërbëhet banda shqiptaro-greke, në pranga 4 shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup shqiptaro-grek është shpërbërë nga policia e Athinës dhe Selanikut.

Ata trafikonin drogëra të forta, ndërsa shkatërrimi i bandës erdhi pas hetimeve intensive.

Mediat fqinje bëjnë me dije se janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 3 grekë.

Operacioni është kryer nga policia helene në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Organizata kishte një laborator të tregtimit të drogës dhe ishte e përfshirë në shpërndarjen e kokainës.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 24 kg heroinë dhe dy pako me 414 g kokainë.

Dosja e tyre ka kaluar në prokurori me akuzat për “organizim kriminal” dhe “trafik droge”.

Shpërndaje
Share.

Komento