Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

10:53 28/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion të madh antidrogë, të tretin me radhë pas zbardhjes së komunikimeve të enkriptuara në platformën “SKY ECC”.

Në qendër sërish janë emra shqiptarësh, të cilët kanë dalë në skenë si pjesë e dy grupeve të reja kriminale që vepronin në trafikun ndërkombëtar të drogës gjatë viteve 2020–2021.

Si rezultat i operacionit u arrestuan katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndër të arrestuarit figuron edhe një ish-oficer i lartë i policisë greke, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat kriminale.

Hetimet u bazuan në analizën e mesazheve tekst dhe audio, si dhe fotografive të shkëmbyera në “SKY ECC”, që në kombinim me provat e tjera hetimore çuan në identifikimin e anëtarëve të mbetur të rrjetit kriminal.

Ata akuzohen për trafik droge, si dhe për blerje-shitje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe automjete, autoritetet sekuestruan:

• 41.365 euro cash
• 6 celularë
• një automjet të përdorur për trafik droge
• një kartë identifikimi policie të raportuar si e humbur nga oficeri i përfshirë.

Oficeri grek dhe lidhja me Mario Diamantin

Ndër të ndaluarit është edhe një ish-oficer 56-vjeçar i policisë greke, i cili kishte dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024. Gjatë karrierës së tij, ai kishte shërbyer në strukturat e sigurisë në Athinën Perëndimore dhe më vonë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.

Sipas hetimeve, oficeri ka qenë pjesë aktive e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës të udhëhequr nga shqiptari Marius Diamanti, i njohur ndryshe si Mario Diamanti, i cili u vra në nëntor të vitit 2021 pranë një karburanti në pronësi të tij në Nikaia të Athinës.

Oficeri dyshohet se ka ndërmjetësuar për furnizimin me armë tip kallashnikov për llogari të Diamantit, si dhe ka ndihmuar një emigrant nga Gjeorgjia të shmangte ndjekjen penale, duke i siguruar kushte të favorshme dhe duke e udhëzuar për të shmangur arrestimin.

Profili i Mario Diamantit

Marius Diamanti ishte një emër i njohur për autoritetet greke. Ai ishte arrestuar më herët për posedim kokaine dhe kishte qenë i përfshirë në disa raste të bujshme kriminale. Në vitin 2010, ai u hetua për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar në Athinë, por u shpall i pafajshëm, edhe pse arma e përdorur në krim përkonte me një që iu gjet atij më pas.

Emri i tij është përmendur gjithashtu në një çështje për vepra penale në Mykonos dhe në një tjetër që lidhet me një rrjet falsifikatorësh që pajiste trafikantë me identitete të rreme – një nga të cilat e përfitoi vetë, me emrin Stergios Maznevidis.

Pas vdekjes, ai u përmend si autor i vrasjes së belgut Kristof Waegeman, i ekzekutuar me dy plumba në kokë në maj të vitit 2020 në Athinë. Waegeman ishte dënuar në Belgjikë për trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine dhe ishte një nga figurat kyçe në dosjen e grupit “Mackerel”, që hetonte rrjetet e drejtuara nga trafikanti famëkeq Abdelilah EM alias “Black” me bazë në Dubai.

Etiketa: greqigrupe kriminaleSky Ecc

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.