Tradhtoi 64-vjeçaren/ Si u vra dhe u muros shqiptari në vilën në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Astrit Lamaj, ishte shqiptari i cili u gjet i murosur në një vilë antike në komunën Senago, në provincën e Milanos.

Lamaj ishte shpallur i humbur që prej vitit 2013 dhe në janar të këtij viti u zbulua fundi i tij tragjik.

Për porositjen e vrasjes së tij akuzohet italiania Carmela Sciachitano, 64 vjeç.

Edhe pse kishin një diferencë prej 16 vitesh, ata kishin qëndruar të lidhur për një vit.

Krimi makabër mendohet se ka ndodhur për motive pasioni, duke qenë se shqiptari kishte ndërprerë lidhjen e dashurisë me të dhe më pas i kishte vjedhur disa sende të çmuara.

Policia ka zbuluar se 64-vjeçarja kishte paguar 8 persona për ta ekzekutuar shqiptarin, 5 prej të cilëve kanë rënë në pranga.

Lamaj është dhunuar, mbytur e më pas ishte murosur në murin e vilës antike në një provincë të Milanos. Për ta ekzekutuar ish-të dashurin, ajo kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit, mjaft besnik i bossit të Cosa Nostras, Toto Riina.

Mediat italine bëjnë me dije se 64-vjeçarja me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltaniseas, të Sicilisë kishte vite që kishte emigruar për në veri të Italisë dhe ishte mjaft e pasur.

Duke qenë se ajo bënte një jetë të mirë, ishte gjithnjë e qeshur dhe e kuruar në pamje nuk kishte dyshime se ishte ajo që kishte porositur vrasjen.

Në moshë minorene ajo u martua në Siçili, e pas një martese jo të lumtur, emigroi në veri të Italisë dhe nisi punë si shitëse. Më pas ajo u martua me një pronar argjendarish dhe pas vdekjes së tij, lidhet me një sicilian, pronar i disa lokaleve të natës në Genova. Gjatë kësaj periudhë ajo hapi edhe një dyqan ku shiste flori. Siciliani vendos të ndërpriste lidhjen me Carmelan, e sipas rrëfimit të Carmelo Arloa dhe ai rrihet për vdekje me porosi të saj.

Hetimet e policisë italiane kanë gjetur dëshminë mjekësore të asokohe në spitalin e Genovas e që vërteton se ish i dashuri i Carmelas ishte dhunuar fizikisht me dy krahë të thyer. Gjatë viteve ’90, Carmela e cila njihej nga të gjithë me noën përkëdhelëse Carmelina, ishte edhe star televiziv i telemarkengut në televizionin lokal Rete A.

Edhe për shqiptarin duket se ka vepruar njësoj, por ky i fundit u ekzekutua.

Carmelina kërkoi ndihmë nga disa miq siçialinë. Astriti me një pretekst është çuar pranë varrezave të Muggio, ku është lidhur, rrahur egërsisht dhe më në fund është mbytur me fije najloni.

Viktima është mbyllur më pas në bagazhin e një makine dhe është çuar në një kantier ndërtimi në Senago, Milano. Të pestë burrat e kanë hedhur trupin e Astrit Lamajt në një pus artezian, e murosën mirë dhe u kthyen në Siçili.

Pronari i shtëpisë ku u gjetën eshtrat e Lamajt nuk kishte asnjë dijeni për faktet.

 

Shpërndaje
Share.

Komento