Bllokuan gjithë qytetin! Vejusha e bosit të vrarë të mafias martohet me këngëtarin e famshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një martesë ekstravagante mes vejushës së një gangsteri të mafias dhe një këngëtari të famshëm ka trazuar qytetin e Napolit, ndërsa zëra të shumtë thonë se kjo martesë prish imazhin e qytetit.

Në rrugët e qytetit, që të kujton një episod të “The Sopranos”, katër kuaj të bardhë tërhoqën një karrocë të bardhë në formë kungulli nëpër rrugët e Napolit.

Muzikantët të veshur me kostume kremi i ranë borive për të festuar për Tony Colombo, një këngëtar i mirënjohur lokal dhe Tina Rispoli, burri i parë i së cilës u qëllua me një breshëri  plumbash në vitin 2012 në një përplasje mafioze.

Politikanët lokalë janë të zemëruar, duke thënë se dasma e dëmtoi reputacionin e Napolit dhe se ngjarja nuk kishte lejet e nevojshme për t’u zhvilluar nëpër qendrën e qytetit. Dasma erdhi në një kohë kur Napoli po pastron veten dhe po përpiqet të largohet nga shoqatat me mafien e fuqishme Camorra.

“Ne nuk do të lejojmë që Napoli të shndërrohet në një skenë për dasma të shkëlqyera me shije të dyshimtë dhe pa respektuar rregullat më së paku”, tha Alessandra Clemente, një politikane vendase, nëna e së cilës u vra aksidentalisht nga një plumb qorr gjatë një përplasje të mafias në vitin 1997 .

Dasma u parapri  më parë gjatë javës nga një party bujare  në “Piazza del Plebiscito”, një shesh në zemrën historike të qytetit. Nuk u dha edhe leje për këtë, tha zonja Clemente.

43 vjeçarja, Rispoli  mbeti e ve pasi, Gaetano Marino burri i saj,  u gjet i vdekur në veri të Napolit me 11 plumba në trupin e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento