Skip to content
Kryesore

“Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor avokatin Radovan Çela, duke e dënuar me 4 vite burg për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj.

Radovan Çela, një nga emrat e lidhur me hetimin e bujshëm të dosjes “Toyota Yaris”, dyshohet nga SPAK se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve të drejtësisë, duke ofruar përfitime të padrejta.

Hetimet zbuluan se ai, në bashkëpunim me ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka i dënuar pak ditë më parë nga GJKKO  kanë ndërhyrë edhe në çështjen e Suel Çelës, konkretisht për lirimin e pasurive të sekuestruara gjatë operacionit “Forca e Ligjit”.