Toka në Durrës lëviz me 10 cm pas tërmetit, sizmiologu shpjegon fenomenin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë dy ditë më parë, operacionet e kërkimit po vijojnë ende, për të nxjerrë trupat nga gërmadhat.

Në Durrës po kërkohet për 15 trupa, në zonën e ish-Kënetës, te Kryqi i Kuq, hotel “Miramare” dhe “2gjelat”.

Ndërsa në Thumanë kërkimet janë ndërprerë, pasi nga komunikimet me banorët, mendohet se nuk ka më persona nën rrënoja.

Deri më tani janë regjistruar 40 viktima dhe 47 të shpëtuar.

Sizmiliogu Llambro Duni, ka shpjeguar, se toka në Durrës ka lëvizur me 10cm pas tërmetit.

Sipas tij këto lëvizje janë të natyrshme dhe do të ketë pasgoditje të mëtejshme.

“Mekanizmi që ka gjeneruar këtë tërmet është se kemi dy blloqe, një sipër dhe një poshte. Pas tërmetit blloku sipër ka lëvizur poshtë dhe është e natyrshme një lëvizje e tillë. Si e kemi thënë për momentin njerëzit duhet të ndjekin me vëmendje këshillat pasi çdo lëkundje mund të ndikojë. Kjo është një ngjarja që nuk ndodh prej 40 vitesh në Shqipëri. Sa i takon numri të pasgoditjeve, sa më shumë pasgoditje të ketë, aq më mirë është se shkon toka në vend. Do të ketë pas goditje të mëtejshme. Nuk mund të parashikoj. Jemi duke monitoruar në vijim. Në vijim do të kontribuojmë me sa të mundur për të sqaruar gjithçka”, tha Duni.

Shpërndaje
Share.

Komento