Skip to content
Rajoni & Bota

Tmerr në Greqi, 19-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 17-vjeçaren greke

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shiptar ka tentuar të përdhunojë një vajzë greke 17 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Glyka Nera, në shtetin fqinj ku një vajzë e re përjetoi momente makthi në duart e një shtetasi shqiptar 19-vjeçar të shtunën në mbrëmje. Sipas mediave greke, vajza e cila po kthehej në shtëpi, u sulmua seksualisht nga shtetasi shqiptar. Kështu thuhej në atë që e reja ka raportuar para policisë.

Në momentin që ngjarja ndodhi, 17-vjeçarja po kalonte rrugën për në shtëpinë e saj të shtunën në mbrëmje kur një i ri iu afrua nga pas dhe e përqafoi dhe filloi ta prekte në vende intime. Më tej e reja ka treguar në hetuesi se  në një moment, kur ai tentoi t’i hiqte pantallonat, ajo arriti të shpëtonte duke vrapuar me shpejtësi drejt shtëpisë së saj në gjendje shoku.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet u informuan dhe u bë një ankesë në lidhje me incidentin që ndodhi të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët e Sigurimit të Paiania zhvilluan hetime dhe arritën të identifikonin dhe  lokalizonin 19-vjeçarin shqiptar i cili u arrestua dhe do të ndiqet penalisht për ngacmim seksual, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin.