Skip to content
Të Gjitha

Tjetër tragjedi në familje/ Babi godet me thikë të birin në qafë

· 1 min lexim

Ky vit i ri ka nisur me një tragjedi familjare dhe sot për pak do ishte shënuar  e treta. Këtë herë epiqendra ka qenë qyteti i Korçës dhe dyshohet se  konflikti ka agravuar aq shumë sa mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi babi ka goditur me thikë në qafë të birin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe identiteti i të atit është Ylli Sulejmani, i cili ka goditur me thikë të birin, Renato Sulejmanin.

I rii është transportuar menjëherë ne Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë se cila ka qenë arsyeja që situata ka shkuar deri këtu.

I ati, Ylli Sulejmani është shoqëruar për në komisariatin e policisë së qytetit jug-lindor nga ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.