Skip to content
Të Gjitha

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë/ Ja zonat e prekura

· 1 min lexim

Një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar ditën e sotme në Shqipëri.

Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjorm, 20 km në juglindje të Vlorës.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka pasur një magnitudë të vogël, 2.2 dhe nuk ka asnjë raportim për dëme.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 9 km dhe është ndjerë në fshatrat përreth.

Duhet theksuar se dhe ditën e djeshme në jug të vendit ka pasur lëkundje tërmeti që kanë qënë pak më të forta, të cilat kanë arritur magnitudën 3.2.

Të dhënat e IGJEUM

Data: 06/04/2019

Ora: 01:22:25

M=2.2

Place: Gjorm, 20 Km J-L Vlore

40.32° N, 19.63° E

Thellësia: 9 KM