Skip to content
Të Gjitha

Tjetër shkarkim në Shkodër/ Largohet drejtori i Postës Shqiptare, ja zëvendësuesi

· 1 min lexim

Një tjetër shkarkim i rëndësishëm ka ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe këtë herë bëhet fjalë për Drejtorin e Postës Shqiptare në Shkodër, Paulin Ndoja.

Mëngjesin e sotmë Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Laert Duraj ka bërë me dije se Ndoja do të largohej nga posti dhe në vendin e tij do të vendsojen Edmond Emini, i cili mban edhe postin e kryetarit të PS-së për këtë qytet.

Megjithatë ky nuk ka për të qenë rotacioni i fundit.

Ka qenë Prefekti Valdrin Pjetri ai që ka thënë se ky është vetëm fillimi, duke paralajmëruar kështu ndryshime të tjera dhe kjo sipas tij për shkak se shumica e drejtorve janë në gjumë.

“Nuk mund të tolerohet më kjo gjë”-u shpreh Prefekti Pjetri.