Skip to content
Të Gjitha

Tjetër rekord rastesh të reja në vend! Humbin jetën nga Covid-19 katër persona

· 1 min lexim

Ditën e sotme në vendin tonë është shënuar një rekord i ri infektimesh që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime ditore dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 396 persona.

Fatkeqësisht edhe katër qytetarë të tjetër nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.

Po ashtu situata në spitale vijon të jetë shqetësuese. Sipas të dhënave të fundit në spitale Covid po marrin trajtim 338 pacientë. Në 24 orët e fundit 105 persona janë shëruar nga sëmundja.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338

Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725

Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536