Tjetër rekord botëror, mbi 400 mijë infektime me koronavirus në 24 orë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E sotmja ishte një tjetër ditë rekord infektimesh me Covid-19 në të gjithë botën. Në vetëm 24 orë, janë llogaritur mbi 400 mijë raste të reja në të gjithë botën.

Europa, e konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.

Kontinenti i vjetër, ka tejkaluar kështu Indinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Brazilin.

Pandemia ka marrë një vrull të ri me ardhjen e vjeshtës dhe për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento