Skip to content
Të Gjitha

Atentat në Durrës! I hodhën tritol para oborrit, ja kush është efektivja e policisë dhe çfarë tha rreth ngjarjes

· 1 min lexim

Makina e një efektiveje ka shpërthyer, pasi në të ishte vënë lëndë plasëse.

Bëhet fjalë për Ornela Burakën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 17/1 në Durrës.

Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dhe ka rënë pranë makinës së parkuar.

Vetë efektivja është shprehur në Polici se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë konflikt.

Megjithatë, një nga pistat që po heton Policia është “kërcënim për shkak të detyrës”.