Tjetër denoncim për dhunë në shkolla, prindi akuzon mësuesen dhe drejtoreshën

Vijon dhuna në systemin arsimor të vendit. Këtë të diel një denoncim për dhunë në shkollë është bërë në policinë e Tiranës. Kjo e fundit bën me dije se 41-vjeçarja me inicialet A. I., ka denoncuar në komisariatin numër 3, se në muajin tetor dyshon se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur.
‘Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Tiranës.