Skip to content
Aktualitet

Tjetër aksident në vend/ Makina përplas 67-vjeçarin në Kukës, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

· 2 min lexim

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e vendit ditën e sotme. Këtë herë në Kukës, një 38-vjeçar ka aksidentuar një 67-vjeçar me automjetin e tij tip “Benz”. Bëhet me dije se i aksidentuari ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Kukës, ndërsa është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Policia ka arerstuar drejtuesin e mjetit, S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës, ndërsa akuza që rëndon mbi të është “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Kujtojmë që ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Fier-Vlorë, ku 4 pjesëtarë të një familjeje humbën jetën. Dy prej tyre ishin vajzat e mitura të çiftit Gushi, vetëm 14 dhe 9 vjeçe. Ata ishin duke udhëtuar drejt Vlorës për pushime kur nga pas i goditi një mjet tip “Audi” duke shkaktuar aksidentin fatal.