Skip to content
Kronikë

Tiranë/ Vihen në pranga tre autorët e dyshuar për vjedhje

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka njoftuar se tre persona janë vënë në pranga, pasi janë të dyshuarit kryesor për disa vjedhje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.